Sot është dita e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët mysliman agjëruan për 29 ditë duke bërë kështu sakrificë në këto ditë të ngrohta të verës, vetëm për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe për tu solidarizuar edhe me të varfërin, skamnorin apo ndokënd që nuk e ka “luksin ” e të ushqyerit tri herë në ditë!

Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe mes njerëzve, shtohet dashuria dhe solidariteti, dhe ky Ramazan ishte i tillë dhe përçoi elemente të tilla edhe në vendit tonë.

Pa dyshim se pas çdo sakrifice , mundimi apo lodhjeje vjen shpërblimi, freskia apo e mira dhe gëzimi dhe festa për komunitetin mysliman është festa e Fitër Bajramit, me ç’rast shfrytëzoj rastin që gjithë vëllezërve dhe motrave t’ju uroj festën duke ju dëshiruar paqe, harmoni, lumturi dhe dashuri në familjet e juaja, hapsirat ku jetoni e veproni, vendin ku ndodheni e ku punoni .

Qofshit çdo herë të lumtur dhe festofshim çdo herë së bashku,
me shumë respekt për ju Ziadin Sela !