Shkruan: Numan Sallai

“Gabohen ata që mendojnë se politika është si një udhëtim në oqean, apo një fushatë ushtarake, diçka që duhet bërë duke patur në mendje një përfundim të caktuar, diçka që largohet, sapo ai përfundim është arritur. Nuk është një punë e përditshme publike, për ta hequr qafe. Eshtë një mënyrë jetese. Eshtë jeta e një krijese politike dhe sociale të zbutur, që ka lindur me një dashuri për jetën publike, me një dëshirë për nderin, me një ndjenjë për të ngjashmit; dhe që zgjat aq sa ka nevojë të zgjasë.

Nuk është thjeshtë mbajtje e një posti, nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e zërit, nuk është thjeshtë thirrje nga tribuna, me fjalime dhe gjeste; që në fakt, shumë njerëz mendojnë se e tillë është politika. Ashtu sikurse, sigurisht, ata mendojnë se je filozof, nëse ulesh në një karrike dhe jep leksione, apo nëse je në gjendje të flasësh në një mosmarrëveshje mbi një libër. Ata nuk arrijnë të rrokin praktikën e përditshme të politikës dhe filozofisë.

Politika dhe filozofia janë të ngjashme. Sokrati as nuk nxirrte banga për studentët e tij, as nuk ulej mbi një platformë, as nuk caktonte orë për leksionet e tij. Ai filozofonte gjithë kohës – ndërkohë që bënte shaka, ndërkohë që pinte, ndërkohë që shkonte ushtar, sa herë e takoje në rrugë, dhe në fund, edhe kur ndodhej në burg dhe pinte helmin. Ai ishte i pari që tregoi se, gjatë gjithë jetës, në çdo gjë që ti bën, çfarëdo që të jesh duke bërë, është koha për filozofi. Dhe kjo vlen edhe për politikën”.

©FOL

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.