Ushqimet që duhet patjetër t’i konsumoni gjatë pandemisë

Gjatë epidemisë së Covid-19 është shumë e rëndësishme që dieta  juaj të jetë e mbushur me vitamina dhe minerale.

Në këtë formë, sistemi imunitar do të forcohet dhe sëmundja infektive mund të parandalohet më lehtë, transmeton portal arbresh.info

Limoni është një ndër ushqimet kryesore që duhet konsumuar, për aryse se përmban sasi të madhe të vitaminës C, e cila është e nevojshme për forcimin e sistemit imunitar dhe pastrimin e trupit.

Efekt të madh luan edhe uthulla e mollës, e cila e bën trupin resistant ndaj bakterieve dhe viruseve. Është e rëndësishme që uthulla e mollës të përdoret në sallata të ndryshme.

Vaji i ullirit është gjithashtu i dobishëm si një burim i yndyrnave të shëndetshme të pangopura që forcojnë jashtëzakonisht imunitetin. Ullinjtë dhe avokadot na bëjnë më rezistent ndaj shumë sëmundjeve.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme që ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, forcimin e imunitetit, zvogëlimin e dhimbjeve të fytit.

Lista e ushqimeve që forcojnë trupin gjithashtu përfshin shumë bimë të tilla si rozmarinë, rigonën, borzilokun, trumzën. Shtojini ato në sallata, përdorni për marinimin dhe mishin e erëzave. Kur bëhet fjalë për çajrat, pini çaj xhenxhefili, çaj me lëng limoni dhe çaj e luleradhiqe.

Nuk duhet lënë anash lulelakra dhe brokoli. Këto perime janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale anti kancerogjene.

Rol të rëndësishëm luan edhe hudhra, e cila konsiderohet antibiotiku më i fuqishëm natyror.

Është  e rëndësishme që dieta ditore të përmbajë një llojllojshmëri ushqimet në mënyrë që trupi t’i bëj ballë edhe sëmundjes që ka gjunjëzuar botën.