Nëse nuk mund ta tejkaloni ditën pa bërë një sy gjumë apo edhe pa dozën e madhe të kafesë, ju mund të vuani nga lodhja.

Faktorë të ndryshëm për lodhjen tuaj mund të jenë stresi, mangësia e gjumit apo ushqimit, ngarkesa në punë ose ndonjë sëmundje.

Konsumimi i disa ushqimeve mund t’u ndihmojë të menaxhoni mirë lodhjen tuaj dhe të riktheni energjinë që ju mungon.

Drithërat, fasulet, spinaqi, portokalli dhe gjithsesi konsumi i mjaftueshëm i ujit janë disa nga ushqimet që rekomandohen kur ndjeheni të lodhur dhe pa energji. Mundohuni që këto ushqime të jenë pjesë e menysë suaj ushqimore.