Nëse doktori ju ka thënë që keni kolesterol të lartë, mund të mos dini çfarë të bëni. Vendi i parë ku duhet të shihni, në këtë situatë, është pjata. Nëse jeni mësuar të hani hamburger dhe pulë të pjekur, ushqimi i shëndetshëm mund t’ju duket pa shije, por pa frikë. Nuk duhet të sakrifikoni shijen për t’u ushyer mirë. Ja ushqimet që ndihmojnë për të ulur sasinë e kolesterolit.
Qepë
Sipas një studimi, qepa mund të parandalojë inflamacionin dhe humbjen e elasticitetit të arterieve, që mund të jetë pozitive për personat me kolesterol të lartë. Hidhini në sallatë, vendosini në sanduiç, ose shtojini në homeletë.
Mos porosisni onion rings. Ato nuk janë të mira për kolesterolin.
Hudhër
Hudhra është e mrekullueshme nëse keni diabet, sipas një studimi. Hidhni thelpinjtë në vaj deri sa të zbuten dhe lyeni ushqime të ndryshme, pa shumë shije, me të. Është më e shijshme dhe më e shëndetshme sesa gjalpi.
Kërpudha
Një studim i vjetër, por ende i besueshëm, ka gjetur që përbërësit ushqyes të kërpudhave ndihmojnë në uljen e niveleve të LDL (kolesterolit të keq) dhe rritjen e niveleve të HDL (kolesterolit të mirë). Edhe pse objekt i kërkimeve kanë qenë kërpudhat shiitake, shumë varietete të tjera që gjenden në dyqan, mendohet që ulin kolesterolin.
Avokado
Ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3, që truri dhe zemra juaj i dashuron. Ju mund ta hani me pak limon të shtyrdhur ose të bëni sallatë me qepë.
Speca djegës
Asgjë nuk e nxit qarkullimin e shpejtë të gjakut, në mënyrë të mirë, sesa specat djegës. Capsaicin, që ndodhet në specat djegës mund të ulë kolesterolin. Ju mund t’i përdorni në disa gatime, supa apo salca. Nëse nuk ju pëlqen shija pikante, niseni me speca të zakonshëm, për t’u ngjitur pastaj në shkallën e ushqimeve djegëse.
Salca shtëpie
Mos përdorni ketchup. Filloni të prisni perimet. Hidh domate, qepë, hudhër, selino dhe përbërës të tjerë të shëndetshëm. Kujdes me salcën e blerë që ka shumë natrium. Ju duhet të keni kujdes nga sasia e natriumit që merrni nëse keni sëmundje zemre ose tension të lartë!
Fruta me shije
Edhe frutat janë shumë të shëndetshme. Kanë vitamina, por janë edhe të dobishme për zemrën, si frutat me shumë pektinë:
mollët
qitroja
rrushi
luleshtrydhet
Shtoji frutat në vakte, ose shijoji si një vakt i lehtë i ndërmjetëm. Mund të përgatisni edhe një salcë mangoje në vend të majonezit.
Frutat arrore
Harvard Medical School ka zbuluar që dieta e pasur me fruta të familjes arrore mund të ulë kolesterolin. Pa kripë për të mos marrë shumë natrium.
Përdorni logjikën
Duhet të keni kujdes edhe me ushqimet e dëmshme, njëra anë është të hani ushqime që ulin kolesterolin dhe tjetra të mos hani ato që e ngrejnë kolesterolin, kështu që duhet të lini jashtë dietës ushqime të rrezikshme si mishi I kuq. Megjithatë mund të shijoni mishra më të lehtë, gjel deti, pulë dhe peshk.
Zgjidhini të freskëta
Duhet të keni kujdes edhe sasinë e kripës. Shumë ushqime të përpunuara që tregtohen si të shëndetshme kanë shumë natrium, i cili nuk bën i mirë zemrës suaj.