Si studimet ashtu edhe përvoja tregojnë pa asnjë dyshim se ushqimi ndikon në mënyrën si ndjehemi.

Disa fëmijë janë më të prirur të ndikohen në gjendjen e tyre shpirtërore nga ushqime të caktuara sesa disa të tjerë, shkruan Living.

Ja disa nga lidhjet – ushqim- humor:

• Karbohidratet që qetësojnë: fasulet, frutat dhe drithrat integrale janë sheqerna që na relaksojnë pasi nuk shkaktojnë luhatje drastike të sheqerit.

• Karbohidrate që na acarojnë: ëmbëlsirat e pasura në sheqer të bardhë, krem pasticerie, miell të bardhë dhe yndyrna të tipit margarinë shkaktojnë shpesh luhatje të humorit sic shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak.

• Ushqimet e inteligjencës:

Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të të kenë IQ më të ulët. Hekuri I ulët në gjak lidhet drejtë për drejtë me ulje të kthjellësisë së mëndjes dhe me gjëndje të irrituar të fëmijës.

Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqëndrim më i mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime. Mishi i viçit, gjethet e panxharit, patatet e vogla me lëkurën e tyre, stafidhet dhe thjerrzat janë burim i mirë i hekurit.

• Ushqimet e “gëzimit”

Shumë nga ne ndihen mirë pas konsumit të një çokollate, një gote qumësht, një bananeje apo dhe gjetheve jeshile si rukola, spinaqi etj, pasi ato shkaktojnë çlirimin e neurotrensmetuesve si dopamina, serotonina që lidhen me gjëndje të pëlqyeshme të humorit.

• Ushqimet e “mërzisë”:

Disa persona ndjehen të trishtuar pas konsumit të një ushqimi shumë të yndyrshëm ose shumë të sheqerosur.
Fëmijë të ndryshëm kanë reagime të ndryshme.

Prindërit duhet të marrin rolin e dedektivit për fëmijët e tyre për të konstatuar ushqimet që e ndihmojnë atë të ndjehet mirë dhe i aftë të përqëndrohet e të mësojë.