Ushtari shpërthen në lot kur sheh vogëlushen e vrarë nga ISIS

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Ky është momenti i tmerrshëm kur një ushtar irakian shpërthen në lot pasi zbulon mbetjet e një vajze të vogël, e vrarë nga Shteti Islamik.

Trupi u zbulua në një marr masiv me 24 viktima, shumica e tyre fëmijë.

Varri u gjend në Mosul, në veri të Irakut.

Forcat qeveritare kontrollojnë tashmë një pjesë të mirë të Mosulit, ndërsa luftëtarët e Shtetit Islamik kanë vrarë qindra e mijëra civilë vetëm pse tentonin të arratiseshin në një zonë më të sigurt.