Bisedimet për gjetjen e rrugëdaljes për ndarjen e Qipros kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje, por pritet që liderët të takohen edhe një herë brenda një kohe të shkurtër, transmeton Tv Arta.

Nuk ka një datë të caktuar se kur palët mund të mblidhen sërish për të biseduar për këtë çështje, por raportohet se një gjë e tillë do të ndodhë menjëherë pasi që palët t’i koordinojnë pozicionet e tyre.

“Situata ekzistuese do të vazhdojë edhe më tutje, pozicioni i Turqisë dhe turqve qipriotë mbetet i njëjtë, prandaj edhe prania e ushtarëve tanë në ishull do të vazhdojë edhe më tutje,” ka thënë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ndërkohë, diplomatët ndërkombëtarë besojnë se Nicos Anastasiades dhe Mustafa Akinci janë mundësia më e mirë ndër vite për ribashkimin e ishullit.