Përmbledhja e të gjitha ushtrimeve të rekomanduar në një apo dy sesione në fundjavë është e mjaftueshme që të keni përfitimet e rëndësishme shëndetësore, shkruan BBC.

Sipas një studimi, të qenit aktiv për 150 minuta në javë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme në një të tretën e rasteve.

Këto të gjetura janë të bazuara në një anketim me 64,000 persona të moshës mbi 40 vjeçare në Skoci dhe Angli.

Këto të dhëna janë mbledhur për 18 vite si dhe është analizuar shëndeti i të anketuarve përgjatë kësaj kohe.

Të gjeturat tregojnë që nuk është e rëndësishme se sa shpesh bëjnë ushtrime përderisa përmbushen aktivitetet e kërkuara.