Gazetarët e “Utrinski Vesnik” kanë ‘kërcënuar; me grevë pasi dje nga Media Print Macedonia redaktorit kryesor i është dhënë ultimatum për të larguar 10 gazetarë ose përndryshe gazeta do të mbyllet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata sot në Shoqatën e Gazetarëve do të mbajnë një konferencë për shtyp për të njoftuar aktivitetet e mëposhtme, sipas SDK.

Në të njëjtën kohë dhjetë gazetarë të “Vest”, të cilët u larguan këtë verë, sot në mëngjes kanë okupuar zyrën e një prej pronarëve të gazetës, Srgjan Kerim, duke kërkuar ndërprerjen e përfitimit që kompania ndërmori për të paguar ata, kur i largoi nga puna për shkak të tepricës.

 

Portali shkruan se ata dyshojnë se pronarët ‘luajnë; pasi dje pas një takimi të Sindikatës me menaxhimin u është thënë se të gjithë gazetarët nga MPM do të kalojnë në listën e pagave të “Telegraf”, e cila është strukturë e paqartë e pronësisë. /Telegrafi/