Lëvizja BESA që udhëheq negociata me liderin e LSDM-së Zoran Zaev për pjesëmarrje në qeverinë e re për pozicionet e saj konsultohet me politikologun Vlladimir Bozhinovski, që në opinion njihet si analist i afërt me VMRO-DPMNE-në.

Sipas informacioneve të Utrinski.mk, deputeti dhe njëri nga themeluesit e BESËS, Afrim Gashi sot është takuar me Bozhinovskin. Në takimin janë diskutuar pozicionet e BESËS në negociatat, si dhe veprimet e mëtejmë të kësaj partie.

Takimin e ka konfirmuar vetë Bozhinovski, por ai ka demantuar se është konsultant i BESËS për negociatat për qeverinë e re.

“Me Gashin kam pasur më shumë takime vitet e fundit, kjo nuk është fshehtësi. Sot kam qenë në kafe me të. Nëse do kisha dashur ai takim të jetë i fshehtë do ishim takuar në vend tjetër, jo në qendër të Shkupit”, ka thënë Bozhinovski.

Ndërkohë, deputeti Gashi nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike të Utrinski.mk, që të jep përgjigje në pyetjen nëse BESA konsultohet me politikologun Bozhinovski.

Në vazhdim linku origjinal: http://www.utrinski.mk/default.asp?ItemID=A0350381E8649E438D6A10CC2D491D5C