Njëri ndër themeluesit e parë të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Gadaf Uzairi nëpërmjet një letre të hapur në rrjetet sociale i drejtohet kryetari të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës me thirrjen për ta menduar edhe njëherë kandidimin e tij dhe për të treguar se është ndryshe nga liderët e tjerë.
Uzairi i thotë Selës, tërhiqu sa nuk është vonë, sepse në këtë mënyrë nderon veten dhe familjen në të kundërtën do përfundosh i turpëruar!.


Në vazhdim postimi i plotë i Gadaf Uzairit:

I nderuar miku im Ziadin Sela, po ju shkruaj si një mik dhe dashamirë i juaj.

Ditëve që kaluan kam pasur një sër shkrimesh sa i përket Aleances dhe proceseve që po kalon partia Jonë, kam shkruar sepse i shoh gjërat ndryshe.

Unë nuk jam nga ata që të rehi shpatullat dhe të çoj në humnerë, e besoj është e veshtirë në rethanat që je ta bësh dallimin ndërmjet një mikut të vërtetë dhe një servili, i cili nuk paraqet asnjë vlerë dhe qëllim të vetëm e kanë kolaçin partisë, duke u servilosur dhe thurrur elozhe për juve.

I nderuar, mik bën mirë që edhe njëherë t’a mendoni kandidimin tuaj për të parin e partisë. T’i veni gjërat në peshore dhe të reflektoni ashtu siç duhet.
E ke ende mundësin të tregosh se je ndryshe nga të tjerët. Bejë sa nuk është vonë, bejë sepse do nderosh veten, familjen, Alenancën e gjithë Shqiptarët në Maqedoni.
Në të kundërtën do të përfundoni me turp…
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4988204814550048&id=100000817353595