Vajgëll: Gruevski është i pa kompromis, pasi nuk i shkohet në burg

VMRO-DPMNE pa kompromis i ftoi qytetarët në rrugë dhe ata protestojnë. Frikohem se kjo që po ndodh në rrugë mund të eskalojë. Nuk dua të flas për skenare të errëta, por aty janë të mundura, porositi euro deputeti Ivo Vajgëll, për agjensionin Anadollu, pas kthimit nga Shkupi.

Ai vlerëson se edhe një kohë të gjatë nuk do të ketë kompromis për formimin e qeverisë, pasi Nikolla Gruevski është i gatshëm të shkojë deri në fund.

“Më karakteristike është deklarata që na e dha Gruevski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili ndau me ne faktin se ai do të shkojë deri në fund, pasi nuk dëshiron të shkojë në burg. Nëse ky është motive, kjo donë të thotë se edhe një kohë të gjatë nuk do të ketë kompromis”- deklaroi Vajgëll.

Euro deputeti, përkujton edhe një herë se LSDM, ka edhe mundësi të tjera, gjegjësisht të formojë qeveri edhe pa mandatin e Gjorge Ivanovit.