Vajgl: Asnjëherë nuk kam thënë asgjë për Nikolla Gruevskin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgl, sot në një deklaratë për median demanti të ketë thënë diçka në lidhje Nikolla Gruevskin, se ai nuk do ta pranojë fajin e tij për shkak se nuk dëshiron të shkojë në burg.

“E kam thënë edhe më herët, Maqedonia duhet ta përjetoj pastrimin e politikës së saj dhe rruga për më tutje është edhe ajo çfarë po e bën Prokuroria Speciale. Nëse vërtetohet nëpërmjet gjyqësorit se ekziston ndonjë përgjegjësi individuale e cilitdo qoftë, atëherë ai do të kuptoj se në shtet juridik duhet të bart pasojat”, ka thënë Vajgl.

Në pyetjen se ai në ndonjë intervistë e ka përmendur personalisht Nikolla Gruevskin, ai tha se nuk ka folur një gjë të tillë.

“Jo, nuk kam thënë një gjë të tillë. Askund nuk kam thënë ashtu për dikë personalisht”, ka demantuar Vajgl.