Policia ka njoftuar që dje një vajzë nga Prishtina ka raportuar se derisa ka qenë në banesën e saj, ajo ishte marrë me dhunë nga i dashuri i saj i cili pastaj e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht. ”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë. Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet