Loja me top mes fëmijëve në lagjen e Çairit ishte fatale për 3 vjeçaren Senija Latifi, e cila u përplas nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur derisa voglushja kishte vrapuar për të marrë topin në rrugën kryesore në bulevardin afër xhamisë Jahja Pasha, theksuan familjarë të saj.

MPB ka dalur me versionin zyrtar të aksidentit, duke theksuar se po hetohet rasti.

“Rerth orës 13.45 në qendrën spitalore është sjell një fëmijë e aksidentuar në afërsi të xhamisë “Jahja Pasha”. Aksidenti është shkaktuar nga një veturë e tipit “Mercesez. Policia po heton për detaje më të hollësishme”, nga MPB.

3 vjeçarja menjëherë është dërguar në Spitalin e Qytetit, nga ku informuan për TV21 se ajo i është nënshtruar trajtimit intensive, për shkak të lëndimeve serioze.

“Vogëlushja Senija Lutfiu është sjellë pa ndjenja, me dëmtime në kokë, në kraharor, në komblik dhe në të dyja këmbët, me gjakderdhje serioze nga goja, hunda dhe veshi i majtë. Gjatë gjithë kohës, vogëlushja është në gjendje komatoze, e vendosur në aparat për frymëmarrje dhe transfuzion të gjakut, por pa shenja përmirësimi. Jeta e saj edhe më tej ndodhet në rrezik, ndërsa sa u takon shanseve për të mbijetuar, ende është herët për të dhënë parashikime”, tha Mjeku kujdestar.

Familjarët e Senijes thonë se janë të trishtuar nga ky aksident, por ata apelojnë që vozitësit e makinave të jenë më të kujdesshëm.

“Sa erdha nga puna, na thanë se është goditur nga makina vajza e Xhemailit. Kur shkuam atje një shofer me makinë e kish sjell në spital. Unë kisha apeluar se makinët të vozitin me kujdes, ajo rrugë është shumë e ngarkuar vija të bardha. Makina e shoferit ishte Mercedes…”, tha u shpreh Feriz Kryeziu, Familjar.

Edhe qytetarët apelojnë për më shumë kujdes në komunikacion.

Derisa po vazhdonte trajtimi intensiv në spital, familjarë dhe banorë të lagjes prisnin se çfarë do të ndodhë me shëndetin e saj.