Vakumi kushtetues për faktin se nuk është e përcaktuar adresa gjegjësishtë organi apo trupi i autorizuar që bënë INTERPRETIMIN e dispozitave kushtetuese, solli që realisht presidenti i shtetit të bëjë GRUSHT SHTET duke injoruar shumicën parlamentare si parimin thelbësorë të demokracisë .
Me këtë injorohet në mënyrë arbitrare vullneti i shumicës së qytetarëve të vendit , me të cilën cënohet sovraniteti i vendit duke patur para syshë faktin se sovraniteti buron nga qytetarët . Secili ka të drejtën e interpretimit në veçanti ekspertët e fushës por shumë vende të botës e kanë të përcaktuar me kushtetutë se interpretimi i organit të autorizuar mbetet fjala e fundit. Dhe në këtë kuptim, e kanë gabim të gjithë ata që pohojnë se kushtetuta nuk interpretohet por vetëm duhet të lexohet mbase secili mund ta lexojë apo interpretojë në mënyrën e vetë. Pa dyshim se interpretimi i disa ekspertëve është nonshallant dhe i anësuar në provinienca politike, ndërsa interpretimi i disa ekspertëve tjerë plotësishtë i argumentuar është në korniza të shkenës, teorive plotike dhe sundimit të së drejtës por edhe këta në ndonjë formë stigmatizohen si të anueshëm nga ndonjë proviniencë.

Kjo kakafoni e shkaktuar kuptohet duke u zbatuar nga pushteti me pijar strategji përkatëse duke përfshirë ekspertët MEGAFON bëri që edhe çështjet e verifikuar dhe të praktikuara shkencërishtë dhe politikisht nga fusha e të Drejtës kushtetuese masës së gjërë tu duken të dyshimta ndërsa qasjet e shtrembëruara dhe lajthitëse tu duken të drejta dhe të vërteta . Gjërat mbase janë edhe të kuptueshme, por kurë shteti është i uzurpuar nga banda politike , mungesa e adresës së autorizuar për këto interpretime mundëson dominimin e vullnetit të kindapuesëve të pushtetit mbase edhe vet shtetit E vërteta qëndron te e drejta dhe drejtësia, ndërkaq drejtësia në këtë shoqëri që moti nuk duket kundë !

( Qenan Aliu )