Të ashtëquajturat Bomba ishin për shumë funksionarë të ndryshëm të pushtetit të kaluar përfshirë edhe drejtues të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por disa prej tyre nuk janë përmendur kurrë në këto skandale përfshirë Izet Mexhitin që vepron gjatë kohë në këtë subjekt politik me funksione të ndryshme.
Siç ka arritur të gjurmojë Fol.mk deri tani asnjë bombë nuk është publikuar deri tani dhe nuk gjendet për Mexhitin e që nuk u kursyen thuajse asnjë funksionarë të kësaj partie që detyroi më pas BDI-në të ndryshojë komplet kabinetin qeveritarë me emra të tjerë.

Një ndër figurat kryesore të partisë më të madhe shqiptare, Musa Xhaferi atë kohë ishte pjesë e përgjimeve me deputeten e partisë së tij, ndërsa edhe politikanë të tjerë nuk u kursyen nga përgjimet por duket se në këtë mes vetëm Izet Mexhiti ka qenë i mbrojtur?!

Së fundmi është pikërisht kjo figurë e lartë politike e BDI-së që ka shpallur të ashtëquajturin front të brendshëm partiakë me kritika të pandërprera dhe të shpeshta që opinioni tashmë është i njohur.

Por që kjo të jetë më e rëndë , këto sulme të shpeshta të z. Mexhiti ndaj të vetëve ose më saktë sulmet e tij ndaj BDI-së , po shpërndahen më shumë nëpër mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në. Kjo e rrit më shumë dozën e dyshimeve.

Sulmet e fundit kanë ngritur dyshime se kush qëndron pas këtij tentimi për të përçarë këtë subjekt dhe dobësuar më pas në pozicionet vendimarrëse.

BDI po aq sa ka qenë e luftuar nga subjektet maqedonase në çdo qeverisje me ta, po aq ka patur edhe ” armiqtë” e brendshëm që me qëllim ose jo, janë bërë palë me struktura të errëta për ta mposhtur këtë fortesë politike sepse me vota ajo është akoma e fortë brenda elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut./Fol.mk