Te Barcelona nis një epokë e re. Që nga dje zyrtarisht drejtimin e skuadrës e ka marr Ernesto Valverd, i cili zë vendin e Luis Enriques. Ish-strategu i Athletico Bilbaos është shprehur entuziast për detyrën e re, teksa ka sigluar dhe objektivat që në intervistën e tij të parë për mediat spanjolle.

“Është një privilegj që jam këtu dhe me shumë me fat që klubi më kishte mua në mendje duke më ofruar postin e trajnerit. Jam i lumtur për sfidën që më pret. Kam ndërmend ta bëj Barça-n akoma më të fuqishme.”

Valverde ka luajtur për dy vite te Barcelona 1988 deri në 1990. Mbetet të shohim nëse do të ketë sukses edhe si trajner.