Nuk ishte një nga ndeshjet më të mira me Holandën e as në karrierë, e për më tepër ishte i pari që gaboi nga pika e bardhë. Megjithatë, Virxhil van Dajk nuk është nga ata që fshihet, teksa duke folur për mediat pas eliminimit deklaroi:

“Kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe ishim përgatitur për penalltitë. Nuk e di çfarë mungoi, por duhet të kishim bërë më tepër në shumë aspekte.

Për nga mënyra se si barazuam duhet të kishim marrë më shumë forcë. Kishim shumë besim se do të ecnim përpara me këtë grup djemsh, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Jam i trishtuar, i zhgënjyer. Gjithçka nga pak”.

Nuk mund të mungonte një koment nga ana e mbrojtësit edhe për penalltinë e gabuar.

“Ishte një ndeshje që kishte gjithçka dhe u luajt me një shpirt të madh. Në një moment të tillë penalltitë bëhen të rënda dhe ishte e vështirë, por ndoshta topi mund të shkonte më shumë në këndore.

Kjo do të thotë se më duhet ende praktikë”, psherëtiu Van Dajk.