Ish ndërmjetësuesi i bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Vanhojte, pas qëndrimit të tij të parë në lidhje me zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, pas rezultateve të dala nga zgjedhjet dhe gjendjen momentale deri në formimin e një qeverie të re koalicionuese vjen me shkrimin e tij të dytë, transmeton Portalb.mk.

Tekstin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë:

Mësimi për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e Dytë)

Gjykata Administrative e anuloi votimin në Tearcë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vendosi për një rivotim në këtë vendvotim.

Vendimi i Gjykatës Administrative është shpresëdhënëse. Kjo dëshmon se ka një shenjë të vogël për pavarësinë brenda sistemit gjyqësor. Fakti që KSHZ-ja vendosi për një rivotim është motivuese. Kjo dëshmon se Komisioni Zgjedhor respekton plotësisht vendimin përfundimtar të Gjykatës Administrative.

Ajo, gjithashtu është edhe një dëshmi që KSHZ-ja në fund respekton ndarjen e pushtetit dhe se nuk dëshiron të ndërhynë në atë së çfarë do të konsideron si vendim të formës së prerë.

Nga këndvështrimi i VMRO-DPMNE-së gjendja është jo e qartë. Jo vetëm një parti por edhe një ministri vështirë mund të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës administrative. Kjo do të thotë: një pjesëtar i qeverisë aktuale nuk pranon vendimin e gjyqësorit. Me këtë deklaratë për mospërkrahje të ndarjes së pushtetit ai drejtpërsëdrejti është duke ndërhyrë edhe në gjyqësor.

Pse është e nevojshme ndarja e pushtetit? Në federalizëm, në një përmbledhje prej 85 artikujve dhe eseve për promovim të ratifikimit të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, J. Madison tha (Federalisti, LI): “Në qoftë se burrat do të ishin engjëj, nuk do të ishin të nevojshme qeveritë. Nëse, burrat engjëj do ti qeverisnin njerëzit, as kontrollet e jashtme e as ato të brendshmet nuk do të ishin të nevojshme.” Me ndarjen e pushtetit (Qeverisë, Parlamentit dhe Gjyqësorit) ne mundësojmë një kontroll efektiv prej Parlamentit dhe Gjyqësorit ndaj Qeverisë.

Karakteristikë e regjimeve parlamentare është se ato hedhin poshtë ndarjen e pushtetit. Ata duan ta kenë të gjithë pushtetin pa asnjë kontroll. Deklaratat e ministrit si dhe të disa funksionarëve të ish kryeministrit dhe të partisë së VMRO-DPMNE-së për refuzim të pranimit të një rivotimi është një tregues i qartë i një problemi të madh. Pjesëtarët e qeverisë në largim janë kundër ndarjes së pushtetit dhe në këtë mënyrë hedhin poshtë çdo formë kontrolli nga ana e gjyqësorit.

Në parlament, një vit më parë ka pasur një problem të ngjashëm, kryeministri dhe disa ministra refuzuan të dëshmojnë për Komisionin Hetimor në lidhje me skandalin e përgjimit. Në këtë mënyrë, ata refuzuan të pranojnë ndonjë përgjegjësi të mundshme edhe pse Administrata për Siguri dhe Kundërzbulim (ASK) duhej të kontrollohet fillimisht nga Qeveria.

Kjo, mua më dërgon tek çështja e dytë: mosrespektimi i ndarjes së pushteteve është vetëm një simptomë e refuzimit të pranimit të përgjegjësive dhe veprimeve si pjesëtarë të qeverisë.

Qytetarët, vetëm të zgjidhet një parlament i ri. Por kjo nuk do të thotë se ata qenë tregues për një qeveri të re, sepse realisht: pjesëtarët e qeverisë nuk janë engjëj. Kontrolli efektiv mbi qeverinë është i nevojshëm vetëm nga një parlament dhe gjyqësor i pavarur.

Nëse një subjekt politik, politikan apo edhe ndonjë pjesëtar i qeverisë nuk e respektojnë këtë  është një tregues se ata nuk e respektojnë votuesin dhe me këtë mbyllet libri i demokracisë. /Portalb