Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski ka dhënë betimin para Këshillit gjyqësor se funksionin shef i gjykatës më të lartë do ta kryej pa presione dhe në pajtim me ligjin dhe kushtetutën.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen sërish të bisedoj përmes telefonit me politikanë, ministra apo deputetë, sepse sipas tij funksioni i tij kërkon një gjë të tillë.

Vangellovski edhe njëherë ka theksuar se nuk ka asgjë kontestuese në bisedën e tij të publikuar në bombat e opozitës, ku me ministrin e atëhershëm për Transport dhe lidhje Mile Janakievski bisedon për rastin Global. Vangellovski nuk frikësohet se ndoshta pikërisht për shkak të asaj bisede është në llupën e PSP-së. Ai paralajmëroi takim edhe me Prokurorin e Prokurorisë themelore publike Marko Zvërlevski por edhe me Prokuroren Speciale, Katica Janeva.