Në emisionin e mbrëmshëm në Alsat M, “360 gradë”, lehtësuesi belg në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte vlerësoi se për organizimin e zgjedhjeve kredibile duhet vjet.

“Ndjesia ime është se nuk bëhet fjalë për zgjedhje. Duhet të përpiqemi për reforma serioze. Gjithkund shoh nivel të lartë të korrupsionit. Së pari herë duhet të kthehen institucionet e rrugës së vërtetë, duke përfshirë gjyqësorin, arsimin etj. Për atë ju duhen të paktën dy vjet, bile edhe atëherë mund të mendojmë për zgjedhje të drejta”, tha Vanhojte.