Ish-ndërmjetësuesi në marrëveshjen ndërmjet partive politike në Maqedoni, atë të Përzhinos, diplomati belg Peter Vanhoutte i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ai u ka bërë apel të drejtpërdrejtë liderëve të partive shqiptare që të mos pranojnë koalicion me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

“Topi është tani te partitë e kampit shqiptar, ata do vendosin se çfarë ndodh më tej prandaj mos humbni më shumë kohë. Mos merrni pjesë në një qeveri ku jeni plotësit të margjinalizuar. Edhe pse keni disa ministra dhe një zv/kryeministër, për të dhënë vendimet jeni dirigjuar nga partneri i koalicionit. Ku janë investimet ekonomike në pjesën tuaj të vendit? Çfarë ndodh me infrastrukturën, shkollat, spitalet, rrugët? Është koha për ndryshime, është koha të ndaleni para të drejtave tuaja si bashkësi, është koha të filloni të punoni përsëri për integrim në NATO dhe BE. Kjo ka të bëjë me ardhmërinë tuaj. Për herë të parë vota juaj është vendimtare për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet”- shkruan Vanhoutte në komentin me titull “Kush është fituesi i vërtetë në zgjedhje?”.

Qytetarëve të Maqedonisë Vanhoutte përgëzoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë që votuan për ndryshime në vend.

“Keni fjalën time, nëse bëni zgjidhjen e duhur, do të mbështes negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, sepse me njerëz të ndërgjegjshëm, ndryshimet janë të mundura” – thotë diplomati belg.