Marrëveshja e Përzhinos deri më tani nuk është kërcënuese, tha Peter Vanhoutte ish-ndërmjetës në bisedime, edhe pse Nikolla Gruevski, asnjëherë nuk ka fshehur se pas zgjedhjeve do të donte që situata të kthehej përpara nënshkrimit të marrëveshjes. Ky koment i Vanhautte për Plusinfo vjen pas prezantimit të Gruevskit se tërhiqet nga bisedimet e zhvilluara mes partive politike me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Nuk mundet nga njëra anë të thuhet se qëllimet kryesore janë NATO dhe BE, dhe nga ana tjetër të mos respektohet Marrëveshja e Përzhinos’, tha Vanhaute.

Sipas tij, mbetet të ndiqen numri i madh i problemeve me pavarësinë e gjyqësorit, për shkak se ajo nuk është e pavarur. Kam frikë, thotë ai, se një vendim në Gjykatën Administrative nuk do të jetë shumë i ndryshëm. Çështja kryesore, tha Vanhoutte, e cila gjyqëtari në Gjykatën Administrative do t’i pranon ankesat e paraqitura nga LSDM dhe OBRM-PDUKM.

‘Gjatë zgjedhjeve të fundit ishte e qartë se sistemi i IT e cila duheshte të ndajë lëndët te gjyqtarët në mënyrë të rastësishme, u manipulua. Si rezultat i këtij manipulimi OBRM- gjyqtarët e orientuar kanë marrë të gjitha ankesat e LSDM-së me çka rezultati ishte i parashikueshëm. Sipas informacioneve të mia, sistemi për ndarjen e lëndëve mund të manipulohet nga Ministri i Drejtësisë ose zëvendësi i tij, nga kryetari i Gjykatës Administrative dhe programuesi. Thirrja e Gruevskit që të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Administrative është një shaka, sepse ata janë ata që manipulojnë gjykatësit nëpërmjet sistemit të IT-së dhe emërimin e gjyqtarëve. Por le të shohim se çfarë do të ndodhë tani’, tha Vanhoutte.

Ai tha se OBRM-PDUKM nuk e ka kuptuar se çfarë me të vërtetë do të thotë integrimi në BE. /Telegrafi/