Disa vatra zjarresh janë aktive në veri të Durrësit.

Në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.

Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll. Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga ABC, shihet se nja kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.