Kundërshtimi i ashpër i VMRO-DPMNE-së që Speciales t’i vazhdohet afati për ngritjen e akuzave është dëshmi se kryesia e partisë ka frikë nga hetimet dhe gjetjet e reja për abuzime serioze, vlerëson ish prokurori Jovan Tërpenovski. Sipas tij, secili që mendon se nuk e ka shkelur ligjin do të kërkonte me ngulm ta dëshmojë pafajësinë.

  Rezistenca është rezultat i asaj që pritet dhe që është në materialet që i posedon Specialja. Rezistencë jep ai që vlerëson se gjendet në ato materiale dhe për atë do të mblidhen dëshmi nëse është kryerës i veprës penale ose jo. I pafajshmi dëshiron ta dëshmojë pafajësinë, nëse subjektivisht ndjen se është i pafajshëm në të kundërtën bën obstruksione për të mos ardhur tek konstatimi i së vërtetës – deklaroi Jovan Trpenovski, ish prokuror Publik.

Por analisti politik Aleksandar Pandov në punën e Speciales vëren tentim të njollosjes së kryesisë së VMRO-DPMNE-së, ndërsa caku kryesor i Katica Janevës është Nikola Gruevski. Specialja sipas tij është e kontrolluar nga LSDM-ja dhe pikërisht shkaku i kësaj VMRO-DPMNE është kundër vazhdimit të mandatit për ngritjen e akuzave.

  Asnjë njeri normal dhe asnjë parti normale nuk do pranonte në kushte të tilla vazhdim të një lloj prokurorie të tillë që ka të vetmen detyrë ta njollosë atë parti. Të rikujtoj se ajo Prokurori Speciale ka edhe gjashtë muaj afat dhe mundet si në periudhën e kaluar të punoj pa pengesa, të ngritë akuza dhe ta kryej punën për të cilën është formuar – tha analisti Aleksandar Pandov.

VMRO-DPMNE një ditë më parë theksoi se nuk do të lejojë vazhdimin e mandatit të Speciales. Madje këtë hap që mos t’i jepet më shumë kohë për akuza Katica Janevës, partia e vlerësoi si guxim dhe mburrje./Alsat-M