Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Llaskarca”, që ka të bëjë me aksidentin tragjik të autobusit, ku humbën jetën 16 persona.

Në seancën e sotme ka dëshmuar pronari i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli. Ai tha se të gjitha riparimet e autobusëve të “Durmo Turs” janë kryer në shërbimin e stacionit ku kishte fletore për secilin automjet.

“Personi përgjegjës për garazhin ka qenë Remzi Miftari, por ai nuk mund ta dinte se çfarë ishte tek një automjet nëse shoferi nuk e paraqiste atë problem. Çdo shofer profesionist ishte i detyruar të kontrollonte automjetin para se të nisej për në rrugë”, deklaroi Durmish Beluli, në seancën e sotme për rastin e “Llaskarcës”.

Ai tha se nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë në aksidentin dhe se nuk ndihej fajtor për këtë.

“Unë pendohem dhe ndjej keqardhje për atë që ndodhi. Çfarëdo që të ndodhë me ne, nuk i kthen viktimat. I bëj thirrje pjesëmarrësit të vetëm në aksident – shoferit Manuel Trifunovski të thotë se çfarë ka ndodhur. Pavarësisht se kush do të përgjigjet, le të thotë. Vetëm ai e di të vërtetën, të tjerët janë supozime”, deklaroi Beluli.

Ai theksoi se stacioni i kontrollit teknik funksiononte njësoj si të gjithë të tjerët, se kishte dy linja, një për pasagjerë dhe një për autobusë, dhe në të punonin 15 persona, përfshirë kontrollorët dhe inxhinierët mekanikë.

“Në asnjë rast nuk kam ushtruar presion, ose kontrolluesit do të ishin ndikuar nga dikush për të vendosur informacione të pasakta”, tha Belluli, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai kishte ndikuar tek personat teknikë dhe profesionist gjatë kontrollit teknik.

Në mbrojtje të tij, Beluli tha se ai kurrë nuk kishte kursyer në pjesë, vaj ose ndonjë gjë tjetër në “Durmo Turs”.