Procesi gjyqësor për rastin “Lagja e Trimave” sot vazhdoi me dhënie të deklaratave të të akuzuarve para gjykatës.

I akuzuari i dytë në këtë rast Muhamed Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, tha se nuk ndjehet fajtor dhe se ngjarja është e montuar politikisht.

Krasniqi deklaroi se nuk kanë dëshiruar të luftojnë, por të kryejnë presion për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjykimi vazhdon me dhënie të deklaratës nga të akuzuarit e tjerë. Në rastin “Lagja e Trimave” 37 persona janë të dyshuar për terrorizëm dhe për organizatë terroriste.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin jetën e humbën tetë policë nga njësitet speciale dhe të posaçme të MPB-së, ndërsa rreth dyzet u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.