Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski akoma janë të arratisur.
Policia edhe pse po i kërkon nëpër Maqedoni, akoma nuk është bërë e mundur kapja e tyre dhe dërgimi në burgun e Shutkës.
Prej 6 ditësh MPB-ja i kërkon punonjësit operativë të policisë sekrete, të cilët Prokuroria Speciale i akuzon për përgjim të paligjshëm disavjeçar.
Ata janë të akuzuar në rastet “Tenderët” dhe “Target”, përmes së cilëve duhet të vërtetohet kush i ka keqpërdorur sistemet për ndjekje të komunikimeve dhe me urdhër të kujt.
Ndërkohë edhe ish shefi i tyre Sasho Mijallkov, nën komandën direkte të të cilit kanë qenë të arratisurit, mbeti pa pasaportë.