Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 gjoba, prej të cilave 53 për tejkalim të shpejtësisë, 156 për këmbësorët, 34 për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Sipas MPB-së, janë shqiptuar edhe 8 gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara, katër kundërvajtje për shoferë fillestarë, 3 masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe 58 gjoba për parkim në mënyrë të parregullt.