Ka vazhduar edhe sonte protesta nën iniciativën “Për Maqedoni të Përbashkët”, kundër platformës shqiptare.

Sikur edhe gjatë 25 ditëve të fundit, edhe sot protestuesit kanë marshuar prej objektit të Qeverisë e deri tek Kuvendi. Ata edhe njëhere kërkuan mos zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe mos implementimin e platformës shqiptare në përgjithësi.