Rreth 350 000 persona morën pjesë sot në manifestimin e parë më të madh në Barcelonë kundër pavarësisë të Katalonisë që prej fillimit të krizës mes separatistëve dhe Madridit, njoftoi policia në Twitter

Më herët, organizatorët pretenduan pjesëmarrje nga 930 deri në 950 000 personave në këtë manifestim.Qeveria separatiste katalanase kërcënon me shpallje të njëanshme të pavarësisë së këtij rajoni në verilindje të Spanjës ditën e martë, më 10 tetor.