Që nga shpërthimi i coronavirusit më shumë se 600 persona kanë ndërruar jetë në Iran, pasi u helmuan nga konsumimi i alkoolit, i cili thuhet se është i falsifikuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 3,000 njerëz të tjerë janë akoma të sëmurë, ndërsa një zëdhënës në Iran ka deklaruar se gjendja e tyre vjen si pasojë e informatave të gabuara që alkooli mund t’i mbrojë ata nga coronavirusi.

Përveç kësaj bëhet e ditur se një numër i personave janë arrestuar, pasi dyshohen për prodhimin e paligjshëm të alkoolit.

Kujtojmë se numri i rasteve të prekura nga coronavirusi në Iran është rritur në 62 mijë, megjithëse numri i përditshëm i rasteve të konfirmuara është zvogëluar gjatë javës së kaluar.