Qindra përkrahës të VMRO-DPMNE-së, përsëri janë mbledhur përpara selisë së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), “që të mos u vidhet fitorja zgjedhore”. KSHZ, në seancën e sotme, e cila ende nuk ka filluar, duhet të vendosë për ankesat e mbetura të LSDM-së.

Numri i protestuesve po rritet. Ndërkohë që është bërë gati edhe skena ku do të mbahen fjalimet.