Në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e radhës për lëndën “Mitmarrja”, ku i akuzuar është Kryeministri Zoran Zaev, atë atë kohë kryetar i Strumicës.
Në seancën paraprake që zgjati gjashtë orë e gjysmë, u dëgjua dëshmia e afaristit Ivan Nikollov Saçevaliev, nga Strumica.
Ai tha para gjyqit se video materiali që qarkullon në media nuk është i plotë, dhe se e ka nxitur Zaevin ta thotë atë që dëgjohet në video, pasi që i është vënë pajisja për inçizim.
Saçevaliev kishte deklaruar se Zaevi i kishte kërkuar para për blerje të një toke ndërtimore, por më vonë deklaroi se nuk ka dhënë asnjë euro për familjen Zaev.