Në sallën e madhe të Gjykatës penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Lagjja e trimave”.

 Seanca e fundit më 17 tetor u anulua për shkak të udhëtimit zyrtar të prokurorit të autorizuar të Prokurorisë publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Procedura gjyqësore udhëhiqet kundër 29 personave, pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Kumanovës” të cilët akuzohen për “terrorizëm dhe organizim terrorist” për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e trimave në Kumanovë. Rasti më vonë u bashkua me “Rrufenë” në të cilin udhëhiqet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur të Lagjes së trimave.

Më 3 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Nga të shtënat jetën e humbën dhjetë persona të grupit të armatosur dhe tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa dyzetë policë tjerë u lënduan rëndë.