Pasi Qeveria nuk pati sukses që ta ndaloj grevën në arsim edhe përskaj të gjitha presioneve, Qeveria shpiki një dialog social përmes sindikalistit të preferuar Darko Dimovski, i cili do të pranoj gjithëçka që do të thotë Qeveria. Kështu reagojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE, pas nisjes së një dialogu social me SASHK dhe Qeverisë.

Mësimdhënësve dhe kuadrit në arsim, thonë nga VMRO, i duhet rritje e vërtetë e pagave, në pajtim me Marrëveshjen Kolektive për arsim.

VMRO-DPMNE

“Me respektimin dhe harmonizimin e Marrëveshjes Kolektive paga neto për mësimdhënës praktikant nga 22,764 do rritet në 41.256, ose nga 24.782 denarë në 45.054 denarë për mësues. E njejta është edhe për shkollat fillore. Një mësues në vend të pagës së deritanishme prej 22.764 denarë sipas Marrëveshjes Kolektive që e kanë nënshkruar me Sindikatën, edhe koeficiienti i asaj pune duhet të jetë 41.256 denarë. Në shkollat e mesme nga 25.838 denarët e deritanishme, pagat me harominizimin e Marrëveshjes Kolektive, do të jetë 45.594 denarë”.

Përndryshe, SASHK-u e përmbylli edhe javën e dytë të grevës dhe e njejta do të vazhdoj edhe më tej deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Për sindikalistët oferta e Qeverisë për rritjen e pagave prej 10% është e pa pranueshme. Pushteti thotë se gjatë grevës mësimdhënësve do u paguaj vetëm kontributet, ndërsa pagat t’ua jap SASHK-u. Këta të fundit kanë kundërshtuar duke thënë se dhënia e pagave është obligim i Qeverisë.