Analisti politik Qenan Aliu në një postim të fundit në profilin e tij  në fejsbuk i jep leksione diplomacie liderit të BDI-së , Ali Ahmetit në lidhje me deklaratën e këtij të fundit në një miting partiak në Dibër. z.Aliu në shënimin e tij thotë:

“Konfuziteti ka të bëjë me faktin se edhe pse është vonuar shumë për ti ra tavolinës apo për të shqyej diçka e aq më pak për të shkulur shenja të komunikacionit sepse ;- Ka të drejtë në ate që pohon se disa punë kërkojnë konsensus edhe ate të gjërë, por z. Ahmeti për çështjet që kërkojnë konsensus është budallaki që ti mëshoni tavolinës e të shqyeni diçka. Aq më tepër kurë në vazhdimësë po egzagjeroni faktin se gjoja ju gjatë qeverisjes keni aritur KONSENSUSIN si model qeverisjeje.

Ja edhe postimi i plotë i z.Aliu

 

qenan aliuMiq të dashur,

Po ndalemi vetëm në një moment ;

Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti duke aluduar në kontestin e emrit që ka vendi me Greqinë ndër të tjera para të parnishmëve në Dibër deklaron ( sipas mediave ) ;-

(Cit…)

 

** Do i bie tavolinës dhe ta shqyej nëse e do nevoja, sepse ka do punë që kërkojnë konsensus. Ne kemi punuar me shumë miq, kam bërë një sërë takimesh me palën greke, Bruksel e Uashington sepse ky problem është shumë emocional . **

* * *

Miq të dashur, konfuziteti ka të bëjë me faktin se edhe pse është vonuar shumë për ti ra tavolinës apo për të shqyej diçka e aq më pak për të shkulur shenja të komunikacionit sepse ;- Ka të drejtë në ate që pohon se disa punë kërkojnë konsensus edhe ate të gjërë, por z. Ahmeti për çështjet që kërkojnë konsensus është budallaki që ti mëshoni tavolinës e të shqyeni diçka. Aq më tepër kurë në vazhdimësë po egzagjeroni faktin se gjoja ju gjatë qeverisjes keni aritur KONSENSUSIN si model qeverisjeje ?!

Madje konfuziteti vjenë edhe për mosnjohjetn e çështjes p.sh. lidhur me kontestin me emrin e vendit .

Po ju sqarojë se kjo çështje po spinohet edhe nga politikanët maqedonas, ju vetëm që involvoheni në këtë kontest sa për tu shitur se jeni faktorë që mund të kontribuoni për këtë çështje.

E vërteta është z. Ahmeti se fare nuk bëhet fjalë për ndërimin e emrit të këtij vendi sepse emri është ndëruar që moti ;

Po jua vë në dijeni se sipas normave ndërkombëtare Rregjistri për evidentimin e kombeve dhe SHTETEVE është në OKB. Në OKB ky shtet quhet, pra është i evidentuar si FYROM – Ish Republika Jugosllavisë e Maqedonisë (BJRM) . Normat ndërkombëtare nuk pengojnë që shteti të quhet me aktin më të lartë juridik ashtu siç quhet RM, madje nuk pengojnë që shtetet tjera anëtare të OKB në marëdhënjet bilaterale ta quajnë me emrin kushtetues RM, kjo është çështje bilaterale dhe e brendëshme.

Lufta diplomatike e fqijut jugorë është që ky shtet të quhet më ndryshe për faktet që ato pandehin se janë relevante , ndërsa përpjekjet e Maqedonisë nuk janë për të gjetur kompromis për emrin, por për ta ndryshuar akronimin në rregjistrin e OKB që edhe atje të quhet RM, ndërkaq brenda dhe jashtë establishmeti politik shtiret se është për ndonjë kompromis.

z. Ahmeti kuptojeni këtë, një kontest i pështjellur me diplomaci afro tetëdhjetë vjetë nuk mund të zgjidhet në këtë rast vetëm me kompromis politik me ndonjë fjalë shtesë apo mangët, ose nuk do të egzistojë si fjalë dhe të jetë diçka e re ose do të mbetet edhe shumë vite kështu si është.

Është e vërtetë se për një popull një çështje e tillë është e ndijëshme dhe emocionale, por poashtu kjë është poaq e ndijëshme edhe emocionale edhe për shqiptarët, vërtetë a duhet ky TERITORË të quhet kështu siç quhet. Pra Komb-shtet, me të gjitha forumet dhe aktet e themelimit të këtijë shteti thuhet se e formuam bashkë, por prej te ky emër fillon supremacioni i maqedonasve z. Ahmeti. Pra ne jemi ata që japim e ju jeni ata që lypni të drejta !!

Por për këtë nuk jeni fajtor ju, sepse ky është problem historik i kahmotshëm, megjthate gjërat duhet kuptuar.

© fol.mk