Përpos thirrjeve për pjesëmarrje nëpër tubimet, frika dhe panika që ka kapluar BDI-në po bën që ata dita ditës të shtojnë presionin mbi nëpunësit shtetëror. Në adresën tonë elektronike ka ardhur një fotografi nga një qytetarë i shqetësuar i cili është ftuar në takim personal me kryetarin e komunës së Zhelinës. Siç mund të shihet edhe nga fotografia, e nënshkruar nga kryetari i Zhelinës Fatmir Izairi, ka ftuar të punësuarin për takim në zyrat e komunës. Siç dihet ditë më parë qytetarë të shumtë denoncuan raste ku nga partia në pushtet u kërkohej pjesëmarrje e obligueshme nëpër tubime dhe organizime të ndryshme partiake./alamkos.com

ftese