Për shkak të sezonit të gripit, Ministria e Arsimit ka vendosur që pushimin dimëror të nxënësve ta vazhdojë edhe një javë, gjegjësisht deri më 23 janar. Gjatë kësaj periudhe sipas MASH-it, do të bëhet dezinfektim i autobusëve të NPK-Shkup, por edhe në qytetet tjera, si dhe dezinfektim i tërësishëm i të gjitha shkollave para se të fillojë gjysëmvjetori i dytë.

“Kemi pranuar masa për vazhdimin e pushimit dimëror deri më 23 janar, gjegjësisht gjysëmvjetori i dytë në vend që të fillojë më 18 janar sië ishte paraparë, të fillojë më 23 janar. Kjo masë është më shumë se e nevojshme duke pas parasysh tendencën për zvogëlimin e numrit të të sëmurëve nga gripi të moshës prej 0 deri në 14 vjet gjatë kohës së pushimit”, tha ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov në konferencën për shtyp që e mbajti bashkë me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse.