Çmimi i benzinës në Maqedoni prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njkëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
 

Me këtë vendim, prej sonte në mesnatë, EUROSUPER BS95 do të shitet 67 denarë për litër, EUROSUPER 98 do të jetë 69 denarë për litër, ndërkaq Eurodizeli do të vazhdojë të shitet për 53.5 denarë për litër.

KRRE bën korrigjimet e çmimeve të karburanteve çdo dy javë në bazë të asaj se si lëvizin çmimet në tregjet botërore, ndërssa disa radhët e fundit ato vetëm i kia shtrenjtuar. Shtrentimi i fundit ishte për nga dy denarë për të gjitha llojet e karburanteve.