Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) siç paralajmëroi kryetari Aleksandar Çiçakovski, sot në orën 11 do të vazhdojë seancën në të cilën duhet që të shqyrtohet dhe të vendosë për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së ashtu sikur dy ditët e kaluara do të mblidhen përpara selisë së KSHZ-së, për ashtu siç thonë ata që të “mos u vidhet fitorja” e partisë së tyre, njofton Portalb.

Pas mbarimit të seancës së djeshme, zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, Dime Spasov, ka porositur që do të ngelen përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush.

“Vullneti i popullit do të respektohet. Fitorja është e jona, shihemi nesër në ora 11”, tha Spasov.

Përndryshe, anëtarët e KSHZ-së mbrëmë unanimisht hodhën poshtë edhe një ankimim për grumbullim të rezultateve nga votimi më 11 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja. Komisioni duhet të debatojë edhe për një ankimim të mbetur të LSDM-së.

Është hedhur poshtë për vendvotimin 2016 në Tearcë, pasi që pas ekspertizës së materialit të përgjithshëm zgjedhor në këtë vendvotim është konstatuar se ai në tërësi përputhet me atë që është vërtetuar nga këshilli zgjedhor. Gjatë shqyrtimit të këtij ankimimi, me kërkesë të KSHZ-së dje në seancë morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit Zgjedhor nga ky vendvotim me qëllim që ta vërtetojnë procesverbalin.

Seanca është ndërprerë gjysmë ore për shkak se në sallën ku debatohet dëgjoheshin zhurma nga mjetet piroteknike. Para ndërtesës ku ndodhet selia e Komisionit, edhe dje janë mbledhur qytetarë të cilët protestojnë për, siç thonë, të parandalojnë që të ndërmerret vullneti i shumicës së qytetarëve.

KSHZ-ja dje pasdite në kuadër të seancës për shqyrtimin e ankimimeve me debat rreth parashtresës nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për votim në vendvotimin 2016 në Tearcë me shumicë votash vendosi që të qaset drejt ekspertizës në materialin e plotë zgjedhor për këtë vendvotim.

Gjatë shqyrtimit të këtij ankimimi me kërkesë të KSHZ-së dje në seancë morën pjesën të gjithë anëtarët e Këshillit Zgjedhor nga vendvotimi 2016 me qëllim që ta vërtetojnë procesverbalin zgjedhor.

Paraprakisht pasdite me gjashtë vota “pro” dhe tre kundër, Komisioni e miratoi ankimimin e Lëvizjes BESA, i cili i përket procedurës së votimit për vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për të cilin është kërkuar ekspertizë grafologjike e nënshkrimit të një votuesi për të cilin është vërtetuar se ka përpjekje për të votuar për së dyti.

Vendimi është marrë pasi që në KSHZ dje është deponuar një raport nga grafologu, sipas të cilit është konfirmuar se dikush tjetër ka votuar në emër të votuesit të theksuar dhe është nënshkruar në certifikatën e Listës zgjedhore.

Me pranimin e ankimimit shfuqizohet votimi në këtë vendvotim, ndërsa do të përsëritet vetëm edhe nëse numri i përgjithshëm i votuesve, të cilët kanë votuar në këtë vendvotim ndikojnë në rezultatet e përgjithshme në Njësinë zgjedhore 6.

LSDM-ja dje tërhoqi dy nga ankimimet sepse nuk janë parashtruar me kohë.