Do të vazhdojë edhe sot seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë. Kujtojmë se deputetët e LSDM-së kanë kërkuar që të mos zaptohet foltorja e Kuvendit dhe të kalohet tek pika e tretë në zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Por, deputetët e VMRO-së kanë vazhduar me avazin e vjetër të akuzave, duke theksuar se heshtja e deputetëve të LSDM-së, sipas tyre, nënkupton aprovimin e Deklaratës shqiptare dhe se populli maqedonas, shtoi Ilija Dimovski, ka dhënë 44 mijë viktima për lirinë dhe sovranitetin e shtetit.