Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritari miratoi propozimet që kanë të bëjnë me Vendimin për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe shtohet dy pika.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës, që hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpër vendkalimet kufitare tokësore nga Republika e Kosovës, duhet të japin vërtetim mjekësor, apo test negativ PCR”, thuhet në njoftimi qeveritar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Testimi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut edhe për tranzit.