Policia e Kosovës njoftoi se ka ndërruar jetë 21 vjeçari E.I i cili më 23 korrik derisa ishte duke u larë kishte mbetur në ujë në liqenin artificial në Zhabar.

E.I ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por bëhet e ditur se të martën ka ndërruar jetë.

“Më datën 23.7.2017 , E. I. 21 vjeçar, deri sa ishte duke u larë në liqenin artificial në Zhabar, i njëjti kishte mbetur në ujë. Pasi ishte nxjerr nga uji ishte dërguar në QKUK në tretman mjekësor, ndërsa me datën 1 gusht 2017 nga QKUK është raportuar se 21 vjeçari ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, raporton Telegrafi.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.