Një grua e re ka humbur jetën për shkaqe ende të panjohura në Spitalin Universitar të Shtipit. 26-vjeçarja ka qenë e shtruar në repartin e obstetrikës raporton televizioni lokal TV Star, transmeton Zhurnal.

Bashkë me nënën ka vdekur edhe fëmija i palindur në muajin e 7-të të shtatzënisë. Shtatzëna fillimisht është pranuar në repartin e infektologjisë me shenja të helmimit de më vonë është transferuar në repartin e obstetrikës ku edhe ka vdekur në ora 14.

Trupi i pacientes është dërguar për obduksion i cili duhet të gjejë shkaqet e vdekjes.