Një mjeke ka vdekur krejt papritur pasi punoi pa pushim prej 18 orësh.

Specialistja kineze e sëmundjeve të frymëmarrjes Zhao Bianxiang, u gjet e pavetëdijshme pasi u rrëzua në spitalin kinez ku punoi më 29 dhjetor.

43-vjeçarja vdiq nga një hemorragji, shkruan “The Independent”. Nuk u bë menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e mjekes, por kolegët e përshkruan atë si “shumë punëtore” e cila kishte prioritet punën duke anashkaluar shëndetin dhe jetën e saj personale.

Mjekja po vizitonte një paciente, dhe teksa po pyeste vajzën e saj “si është mamaja jote”, ajo u rrëzua vetë pas disa minutash. Ajo kishte nisur turnin në orën 6:00 të mëngjesit duke punuar pa pushim për 18 orë.