Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës. Marrim vesh se bëhet fjalë për M.Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë i Komunës së Likovë.

Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut, pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij. Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta. Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.