42 vjeçari A.R. nga Ohri ka vdekur në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në ora 4:30 të mëngjesit në afërsi të fshatit Srpci, në rrugën magjistrale Prilep-Manastir.

Edhe tre persona tjerë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit të ndodhur ndërmjet veturës “BMW” me targa të Ohrit, e drejtuar nga tashmë i ndjeri A.R. nga Ohri dhe vetura “Kia Sorento” me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.K. (25) nga Shkupi.

Nga policia e Manastirit informojnë se drejtuesi i veturës “BMW” ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkë udhëtarët e tij, 36 vjeçarja R.S., dhe E.S. (41), poashtu nga Ohri, për shkak të lëndimeve janv dërguar në Klinikën e Manastirit.

Ekipe të SPB-Manastir kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet në ndriçimin e plotë të rastit.